Presidenti Macron është identifikuar në të dhënat e rrjedhura të projektit Pegasus
Grupi i të dhënave të rrjedhura në zemër të projektit Pegasus përfshin numrat e telefonit celular të presidentit francez, Emmanuel Macron, dhe numrat e 13 krerëve të tjerë të shteteve dhe krerëve të qeverive, raporton The Guardian.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa dhe kryeministri pakistanez, Imran Khan, janë renditur gjithashtu në këto të dhëna, që përfshijnë diplomatë, shefa ushtarakë dhe politikanë të lartë nga 34 vende.
Shfaqja e një numri në listën e rrjedhur – që përfshin numra të zgjedhur nga qeveritë që janë klientë të NSO Group, firmës së spiunazhit në Izrael – nuk do të thotë se ai ishte subjet i një sulmi të përpjekur ose të suksesshëm. NSO këmbëngul se baza të dhënave nuk ka “asnjë rëndësi” për kompaninë.
NSO ka deklaruar se Macron nuk ishte një “shënjestër” e asnjë prej klientëve të saj, që do thotë se kompania mohon se ai ishte zgjedhur për t’u mbikëqyrur duke përdorur Pegasus, spyware-in e tij. Kompania shtoi se fakti që një numrë u shfaq në listë, nuk tregon në asnjë mënyrë nëse ai numër ishte zgjedhur për mbikëqyrje duke përdorur Pegasus.
Por lista besohet të jetë treguese të individëve të identifikuar si persona me interes nga klientët qeveritarë të NSO.
Përfshin njerëz që më vonë u vunë në shënjestër për mbikëqyrje, sipas analizës forenzike të telefonave të tyre.
NSO këmbëngul se iu kërkon klientëve të saj qeveritarë të përdorin mjetët e saj të fuqishme të spiunimit, vetëm për hetime të ligjshme për terrorizëm ose krim.
The Guardian dhe partnerë të tjerë mediatikë në projektin Pegasus, një konsorcium ndërkombëtar, identifikuan ato qeveri që besohet të jenë përgjegjës për zgjedhjen e numrave individualë në të dhëna, duke shqyrtuar nga afër modelet e përzgjedhjes.
Figurat politike, numrat e të cilëve shfaqen në listë përfshijnë:
Presidendti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, i cili duket se është zgjedhur nga Ruanda në vitin 2019;
Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili duket se është zgjedhur si një person me interes nga Maroku, në vitin 2019;
Përveç të tjerëve në mesin e personave në këtë listë gjendet edhe drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebryesus, i cili gjithashtu duket se ka qenë me interes për Marokun në vitin 2019.
Çfarë është Pegasus, “programi për spiunim” më i fuqishëm ndonjëherë
Është emri i ndoshta “programit për spiunim” më të fuqishëm të zhvilluar ndonjëherë – sigurisht nga një kompani private.
Bëhet fjalë për programin i cili sapo të kalojë në telefonin tuaj, pa e vërejtur ju, mund ta shndërrojë atë në një pajisje mbikëqyrjeje 24-orëshe.
Kështu, ai mund të kopjojë mesazhet që dërgoni ose merrni, fotot tuaja dhe të regjistrojë thirrjet tuaja.
Ai gjithashtu mund të ju filmojë fshehurazi përmes kamerës së telefonit tuaj, ose të aktivizojë mikrofonin për të regjistruar bisedat tuaja.
Por kjo nuk është e tëra. Ai potencialisht mund të përcaktojë se ku jeni, ku keni qenë dhe kë keni takuar.
Pegasus është programi – ose spyware – që zhvillohet, tregtohet dhe licencohet për qeveritë në të gjithë botën nga kompania izraelite NSO Group.
Madje ai ka aftësinë të infektojë miliarda telefona që përdorin sisteme operative iOS ose Android.
Rruga Press