Lajme

Presidenti kroat anulon takimin e Brdo – Brionit, shkak sjelljet e Vuçiqit

Presidenti Kroat, Zoran Milanoviq ka njoftuar se ka anuluar takimin e sivjetmë të Brdo Brionit. Sipas tij takimi rajonal u anulua për shkak të deklaratave politike dhe veprimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka bërë të ditur se ka anuluar takimin e sivjetmë Brdo-Brioni, gjatë së cilit mblidhen vendet e rajonit duke shtuar se ka marrë këtë vendim për shkak të deklaratave politike si dhe veprimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Lexo më shumë  ‘Rama mbron korrupsionin e Ballukut me vota’/ Këlliçi: 1 kg speca 400 lekë

Sipas Milanoviq deklaratat e Vuçiq të ditëve të fundit janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin e takimit në Brdo- Brioni dhe dëmtojnë marrëdhëniet ndër shtetërore si dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Jug Lindore.

Nën këtë rrethana presidenti kroat nuk beson se ekzistojnë kushte që presidenti i Serbisë të shkojë në Kroaci.

Takimi i ardhshëm Bdro-Brioni do të organizohet kur kushtet ta lejojnë një gjë të tillë.

Lexo më shumë  Shqiptari që drejton anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor në Kosovë, me ministrin Maqedonci flasin për avancimin e sistemit të mbrojtjes

Rruga Press

YouTube player