BotaKryesore

Presidenti i Ukrainës refuzon që të bisedojë me Rusinë në Bjellorusi

Rusia ka njoftuar se një delegacion ka arritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën, raporton BBC.

Por, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar ofertën e bisedimeve në Bjellorusi, duke thënë se bisedimet në Minsk do të kishin qenë të mundura nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Lexo më shumë  Aksion antidrogë në Mitrovicë, sekuestrohen sasi të kokainës dhe marihuanës

Mirëpo, Zelensky, i ka lënë dyert e hapura për negociata në vende tjera.

“Po të mos kishte pasur veprime agresive nga territori i juaj, ne do të vinim të flisnim në Minsk…qytetet tjera mund të përdoren si vende për bisedime. Sigurisht se ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të mbarojë. Varshava, Bratislava, Budapesti, Stambolli, Baku – i kemi ofruar këto qytete për rusët. Çdo qytet tjetër do të na përshtatej po ashtu – në një vend, nga territori i të cilës nuk janë hedhur raketa në drejtim nesh. Kjo është mënyra e vetme për të negociuar në mënyrë të ndershme dhe t’i japim vërtetë fund luftës”, ka thënë Zelensky.

Lexo më shumë  Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *