Bota

Presidenti i Ukrainës: Nuk kemi parë akoma tërheqje të rusëve

Presidenti i Ukrainës ka reaguar për herë të parë në lidhje me raportimet se Rusia po tërheq disa nga trupat e saj pranë kufirit.

Voldymyr Zelensky foli për BBC teksa ishte i pranishëm në një fushë stërvitore ushtarake në perëndim të vendit.

“Të jem i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit dhe nuk kemi parë akoma një tërheqje. Vetëm kemi dëgjuar,” tha ai.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ai tha se çdo njeri normal e pret qetësimin e situatës.

“Sa u përket kërcënimeve, e kam thënë disa herë se ne jemi të qetë në lidhje me kërcënimet sepse e dimë se kjo gjë nuk ka nisur dje. Kjo po ndodh prej vitesh,” tha ai.

Zelensky tha se kur trupat tërhiqen, të gjithë do e shohin këtë gjë, jo vetëm ushtria ose ekipet e monitorimit. “Për momentin kemi vetëm deklarata,” tha ai.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Edhe NATO deklaron se nuk ka parë akoma shenja të tërheqjes ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *