Presidenti i UEFA-s vjen nesër në Tiranë, takim me Ramën dhe Dukën
Presidenti i UEFA-s, Alexandër Ceferin do të mbërrijë nesër në Tiranë.
RTSh Sport bën me dije se slloveni do ketë një takim personal me kryeministrin Edi Rama dhe më pas një drekë pune me kreun e FSHF-së, Armand Duka.
Kjo vizitë ishte parashikuar të bëhej ditën e hënë, dhe arsyeja e saj tashmë dihej, ku zhvillimet e fundit në futbollin shqiptar, tensionimi i situatës para Asamblesë Zgjedhore për presidentin e FSHF-së dhe finalja e Conference League, pritet të jenë disa nga temat e diskutimit mes palëve.
Rruga Press