Presidenti i Sllovenisë viziton të hënën Kosovën, kjo është arsyeja
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, të hënën do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Pahor do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Ai gjithashtu do t’i vizitojë anëtarët e ushtrisë sllovene që janë duke operuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it.
Sipas Presidencës së Sllovenisë, qëllimi i takimeve dhe bisedimeve me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës është shkëmbimi i vlerësimeve dhe qëndrimeve për dialogun Prishtinë – Beograd, situatën në Ballkanin Perëndimor, perspektivën evropiane dhe përgatitjen e samitit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni.
Pahor të dielën do të jetë për vizitë në Slloveni.
Rruga Press