Lajme

Presidenti i Shoqatës së të verbërve: Tregohu i përgjegjshëm, kthej sytë nga populli

“Unë Saimir Farici jam president i shoqatës “Shpresë për të verbrit”, jam këtu duke protestuar për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, të cilët në këto ditë të vështira përveç sëmundjes dhe problemit me shëndetin, ju shtohet ngarkesa ekonomike nga rritja e çmimve. I drejtohem kryeministrit, tregohu i përgjegjshëm dhe ktheji sytë nga populli. Jemi 6 ditë në protetë që kërkohet ulja e çmimeve dhe jam shumë i shqetësuar kur ti si kryeministër ke dhënë 30 mijë lekë për personat me aftësi të kufizuar, pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. Çfarë t’i bëjnë këto lekë këta persona, kur të verbërit sot marrin një pagesë prej 120 mijë lekësh. Një pagesë që është tepër qesharake. Në ’96-ën kur u miratua statusi i të verbërve, =pagesa e dhënë ishte 70% e pagës minimale, sot është 42%. Çfarë është kjo jetë, si mund të jetojmë në këtë mënyrë“, tha ai.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *