Presidenti i SHBA, Joe Biden rezulton pozitiv me koronavirus
Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ai ka “simptoma shumë të lehta” të koronavirusit.
Presidenti 79-vjeçar, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në deklaratë.
Po ashtu, bëhet e ditur se Biden do të vijojë me detyrat e tij nga zyra ndërsa ka filluar që të marrë një terapi me antiviralë Paxlovid.
Rruga Press