‘Presidenti i ri’ i kallëzuar në SPAK për shpërdorim detyre
SPAK është duke kryer verifikim për disa zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, ndër ta edhe kandidati për president, Bajram Begaj.
Këta persona janë kallëzuar nga ish-zëvendëskomandanti i forcës detare Artur Meçollari për shpërdorim detyre mbi tjetërsimin e bazave ushtarake të cilat ndodhen në bregdet.
Përveç Begajt, Meçollari ka paditur për bazën e Shëngjinit edhe Ilir Xhebexhian, ish-komandant i Forcës Detare dhe Altin Kurtin, ish-komandant i Policisë Ushtarake.
Lexo më shumë Anëtarësim në Bashkimin Evropian pa veto? Ideja që po diskutohet në heshtje në Bruksel
Ndërsa për bazën e Sarandës, e kallëzuar është ish-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
SPAK, sipas një informacioni të kërkuar nga Meçollari, është duke kryer verifikime për rastin.
Rruga Press

