Sport

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Hoeness sulmon Man Cityn dhe PSG-në: Paratë e tyre të ndyra nuk mjaftojnë, ata nuk kanë Ligë të Kampionëve

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka sulmuar klube si PSG dhe Manchester City në një emisionin dedikuar jetës së tij.

Ai është ndalur në shpenzimet e këtyre klubeve, duke thënë se vizioni i tyre është një vjeçar.

“Paratë e tyre të ndyra, nuk mjaftojnë”, ka thënë ish-udhëheqësi bavarezëve për dy klubet që konsiderohen si më të pasurat në Evropë, që nga blerje e tyre nga fondet e Katarit dhe Emirateve.

Hoeness i drejtohet Nasser al-Khelaïfi, presidentit parisien: “Nuk e di nëse i pëlqen futbolli, ndryshimi midis tij dhe meje? Kam punuar shumë për të fituar paratë e mia dhe ai i mori si dhuratë”.

“Deri tani këto dy klube nuk kanë fituar asgjë. Asgjë”.

“Ata do të humbasin nga ne (Bayern) përsëri. Jo gjithmonë, por herë pas here. Ky duhet të jetë qëllimi ynë. Dhe kur i mposhtim ata, kjo më bën shumë të lumtur”, nënvizoi Hoeness.

“Ajo që po ndodh aktualisht në Paris është një planifikim njëvjeçar. Ky nuk është universi im. Unë i shoh gjërat nga një këndvështrim tjetër nga pikëpamja ekonomike. Nuk i hedh të gjitha paratë përnjëherë, vetëm për t’u fituar një vit apo dy”, nënvizoi ai.

Hoeness konsiderohet si arkitekti i fuqisë aktuale financiare të Bayernit pas punës së tij fillimisht si drejtor sportiv dhe më pas si president.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *