Bota

Presidenti i Kroacisë reagon pas blerjes së armëve kineze nga Serbia: Nuk e di se kush do t’i sulmojë ata

Presidenti kroat, Zoran Milanoviç tha të mërkurën se vendimi i Serbisë për të blerë një sistem anti-raketë kinez ishte i pakuptueshëm për të.

Ai shtoi se armë të tilla “kushtojnë, por nuk bëjnë dallim”, duke i bërë thirrje Serbisë të zgjedhë qartë se ku e ka vendin.

“Nuk e di kush do t’i sulmojë,” tha ai për shtypin në Rijekë, rapotojnë nga Croatia News.

“Ata nuk janë anëtar i NATO-s, ata nuk e duan këtë. Ata kanë humbur një mbrojtës brenda natës. Është një zgjim shumë traumatik… dhe tani ata po blejnë disa sisteme kineze që ndoshta janë kopje të sistemeve ruse, ndoshta një klasë më të dobët. …Kjo është e pakuptueshme”.

Armët kineze HQ-22 që bleu Serbia

“A do t’i sulmojë Rusia? Jo. Amerika? Kjo nuk ka dobi. Kroacia? Nuk do,” tha Milanoviç, duke i bërë thirrje Serbisë të zgjedhë anët.

Lexo më shumë  Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X

Në vitin 2020, zyrtarët amerikanë paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore “HQ-22”, duke thënë se nëse Serbia dëshiron vërtet të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe aleancat e tjera perëndimore, ajo duhet të përafrojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

“Serbia duhet të zgjedhë, por është shumë e qartë se ku i takon,” tha Milanović, duke kujtuar se Serbia së fundmi mbështeti largimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Lexo më shumë  Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin për shitjen ose ndalimin e TikTok

Beogradi zyrtar së fundmi mori një sistem kinez kundër raketor dhe vendet e Perëndimit kanë frikë se grumbullimi i armëve në Ballkanin Perëndimor në kulmin e luftës në Ukrainë, mund të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *