Bota

Presidenti i Këshillit Evropian u detyrua të strehohej pasi rusët sulmuan me raketa Odesan gjatë vizitës së tij

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, sot u detyrua të ndërpresë një takim me kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal dhe të strehohej kur raketat goditën qytetin jugor të Ukrainës.

Gjatë takimit, “pjesëmarrësit duhej të ndërprisnin takimin për t’u strehuar pasi raketat goditën përsëri rajonin e Odesas”, tha zyrtari.

“Presidenti u informua nga kreu i marinës së Ukrainës për dëmet e shkaktuara shkaku i raketave ruse të lëshuara nga deti dhe ishte dëshmitar i shkatërrimit të një ndërtese banimi”, shtoi ai, raporton theguardian.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili iu bashkua bisedimeve të tyre me video-konferencë, falënderoi Michelin për vizitën në Ukrainë në “Ditën e Fitores”, përvjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Gjatë bisedimeve, të dyja palët diskutuan “rëndësinë e marrjes së masave të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit”, thuhet në deklaratë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *