KryesoreLajme

Presidenti i KE-së, António Costa sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, pritet të arrijë sot në Republikën e Kosovës në kuadër të një vizite zyrtare në rajon, një ditë pas qëndrimit të tij në Beograd.

Vizita e tij në Prishtinë vjen në një kohë kur dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet në fokus të agjendës evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Lexo më shumë  Deputetët e rinj që do t'i zëvendësojnë ministrat e emëruar në Qeverinë Kurti 3

Costa do të arrijë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës gjatë pasdites, për të vijuar më pas me takime të nivelit të lartë institucional. Në orën 16:30, ai do të pritet nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në Zyrën e Presidencës. Pas takimit, është paraparë të mbahet një konferencë e përbashkët për media.

Ndërkohë, në orën 18:40, Costa do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në ambientet e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  250 milionë eurot që nuk mbërritën kurrë: Si ra mashtrimi i Ramës për kreditimin e fermerëve

Vizita e tij në Kosovë pason deklaratat e bëra një ditë më parë në Beograd, ku theksoi se “dialogu me Kosovën mbetet një nga kushtet kyçe për përparimin e Serbisë në procesin e integrimit evropian”.

Rruga Press

YouTube player