Bota

Presidenti i Kazakistanit urdhëroi vrasjen e protestuesve: Qëlloni pa paralajmërim

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev, thotë se ai ka autorizuar forcat e sigurisë “të qëllojnë pa paralajmërim”, në mes të një shtypjeje të dhunshme ndaj protestave që po zhvillohet atje.

Tokayev gjithashtu njoftoi se “20,000 banditë” kishin sulmuar qytetin e Almaty, epiqendrën e protestave të shkaktuara për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, raporton BBC. Ai ka fajësuar “terroristët” të trajnuar nga të huajt, pa dhënë prova.

Ministria e Brendshme e Kazakistanit, thotë se 26 “kriminelë të armatosur” dhe 18 oficerë sigurie janë vrarë deri më tani në këto trazira.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Në një fjalim televiziv, presidenti Tokayev tha se forcat paqeruajtëse të dërguara nga Rusia dhe shtetet fqinje kishin mbërritur me kërkesën e tij dhe janë vendosur në një bazë të përkohshme për të garantuar sigurinë.

Gjatë mëngjesit të së premtes, i pari i Kazakistanit tha se është vendosur rendi kushtetues në shumë nga rajonet e këtij vendi.

“Agjencitë e zbatimit të ligjit po punojnë shumë. Rendi kushtetues është rivendosur kryesisht në të gjitha rajonet,” tha kreu i shtetit në një deklaratë, duke shtuar se operacionet për rivendosjen e rendit dhe ligjit do të vazhdojnë “derisa militantët të shkatërrohen plotësisht”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  BE i bën thirrje Hungarisë të sqarojë raportet “shqetësuese” për rrjedhjet e informacionit tek Rusia

Forca nga Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) e udhëhequr nga Rusia thuhet se ka rreth 2,500 ushtarë. Tokayev i dha “falënderim të veçantë” presidentit rus Vladimir Putin për dërgimin e trupave.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *