Bota

Presidenti i Gjermanisë bën vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeir, ka mbërritur të martën në Kiev, në vizitën e tij të parë në Ukrainë, që kur ka nisur lufta atje, më 24 shkurt.

Steinmeier deklaroi se vizita ishte e rëndësishme për të në këtë periudhë të luftës.

“Ishte e rëndësishme për mua që në këtë fazë të sulmeve ajrore me dronë dhe me raketa të sjell në Ukrainë mesazhin e solidaritetit”, ka thënë presidenti gjerman për agjencinë e lajmeve DPA.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Presidenti gjerman, pozicioni i të cilit është kryesisht ceremonial, arriti në Ukrainë në përpjekjen e tij të tretë.

Në prill, ai po planifikonte të vizitonte vendin me homologët e tij polakë dhe baltikë, por tha se prania e tij “me sa duket nuk ishte e kërkuar në Kiev”.

Steinmeier është kritikuar në Ukrainë “për rehati me Rusinë” gjatë kohës së tij si ministër i Jashtëm i Gjermanisë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *