Presidenti i Bullgarisë: Presidenti i MV të bazohet në të vërtetën historike
Sipas presidentit bullgar, Rumen Radev, interesimi i Pendarovskit për historinë është për t’u lavdëruar, por ai duhet të bazohej në të vërtetën historike. Ky reagim vjen pasi kreu i shtetit në ditën e Holokaustit kërkoi që Sofja të kërkojë falje për deportimin e hebrenjve të Maqedonisë në vitin 1953. Falje nuk kishte. Në vend të kësaj, Radev tha se politikanët në vend u detyrohen qytetarëve të tyre të vërtetën për historinë.
“Ajo histori është e mbështjellë me manipulime dhe falsifikime. Ata u detyrohen atyre për të vërtetën e çështjes së hebrenjve, të vërtetën për persekutimin dhe shtypjen e bullgarëve maqedonas gjatë një periudhe prej disa dekadash…”, tha Rumen Radev – President i Bullgarisë.
Paraprakisht Ministria e Jashtme e Bulgarisë tha për Radion Evropa e Lirë se autoritetet në Shkup po e përdorin temën e Holokaustit, siç thanë ata, për “propagandë dhe qëllime keqdashëse politike”. Sipas, MPJ-së bullgare, Parlamenti bullgar në vitin 2013 i dënoi aktet naziste dhe shprehu keqardhjen që administrata e atëhershme lokale bullgare nuk arriti të ndalojë deportimin.
“Akuzat kundër Bullgarisë nga autoritetet aktuale në Shkup janë pjesë e sjelljes së tyre të përgjithshme që synon ta portretizojë vendin dhe popullin tonë si “fashist”, thonë nga MPJ e Bullgarisë.
Rruga Press