KryesoreLajme

Presidenti gjerman i thotë Osmanit t’i krijojnë kushtet për anëtarësim në BE e KE

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i ka thënë homologes nga Kosova, Vjosa Osmani, se duhet të punojnë për t’i krijuar kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës.

Steinmeier u takua me Osmanin të mërkurën në Berlin.

Në një njoftim në Facebook të presidentit Steinmeier thuhet se Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe i mbështetet aspiratat e Kosovës për anëtarësim në organizatat evropiane.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

“Gjermania është shumë e interesuar për stabilitetin e rajonit dhe e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës, theksoi Presidenti Federal gjatë bisedimeve. Vendi duhet të punojë për t’i krijuar kushtet e nevojshme për këtë”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Gjermani.

Osmani ka mbërritur në Gjermani që nga e marta. U takua edhe me ministren e Jashtme, Annalena Baerbock.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit
YouTube player