Bota

Presidenti estonez: NATO duhet të dëgjojë anëtarët lindorë dhe të përgatitet për kërcënimet e ardhshme

Presidenti estonez Alar Karis ka shkruar një artikull për Financial Times ku paralajmëroi se Kremlini “po kërkon të ngrejë një perde të re të hekurt në Evropë”.

Ai shkroi: “Estonia është një nga 14 vendet , pothuajse gjysma e anëtarëve aktualë të NATO-s – që iu bashkuan aleancës në faza të ndryshme gjatë çerek shekullit të kaluar. Të gjithë e panë anëtarësimin si një mjet për të mbrojtur veten kundër agresionit të mundshëm rus.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

“Ne u pranuam në NATO, krahas Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

“Por disa qeveri nuk i morën seriozisht paralajmërimet tona për Rusinë. Tani ata e shohin se ne kishim të drejtë.”

Karis shtoi se “kur vendet në krahun lindor folën për forcimin e mbrojtjes së NATO-s, disa e hodhën poshtë këtë si ankesë të lodhshme”, por pasi Rusia aneksoi Kriminë në vitin 2014, “njerëzit filluan të kuptojnë se ndoshta kishte ndonjë të vërtetë në paralajmërimet e lëshuara nga Polonia. dhe shtetet baltike”.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Presidenti estonez shtoi: “NATO tani duhet të përgatitet për kërcënimet e ardhshme. Le të pranojmë se agresioni rus kërcënon të gjithë botën demokratike, veçanërisht ato vende që janë më afër Rusisë.

“Le të pranojmë se Putini përbën një kërcënim ushtarak për të gjithë ne”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *