Presidenti bjellorus në pushtet nga viti 1995, propozon referendumin që e bën “të përjetshëm”
Presidenti jetëgjatë i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka propozuar të mbajë një referendum që mund ta lejonte atë të qëndronte në pushtet të paktën deri në vitin 2035.
Përmes disa ndryshimeve kushtetuese, legjislacioni i ri do të kufizonte qeverisjen presidenciale në 2 mandate 5-vjeçare.
Amendamentet kushtetuese kufizojnë mandatin presidencial, por ato hyjnë në fuqi vetëm kur presidenti të marrë detyrën në zgjedhjet e ardhshme të 2025.
Këto ndryshime do t’i jepnin mundësinë Lukashenkos, i cili mori mandatin aktual në vitin 2020 të merrte edhe 2 mandate të tjera, deri në vitin 2035.
Presidenti Alexander Lukashenko është në pushtet që nga viti 1994.
Ish-liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikanjovska, e cila kandidoi përballë Lukashenkos në 2020 dhe më pas u largua nga vendi, u zotua se do të nxirrnin të pavlefshëm fletët e votimit në mënyrë që referendumi të mos miratohej.
Pragu i miratimit të referendumit, që do të mbahet muajin e ardhshëm është 50% e votave.
Rruga Press