Lajme

Presidenca suedeze fillon lëvizjet e para për procesin e antarësimit të Kosovës në BE

Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe në këtë moment nuk dëshiron të paragjykoj se cilat do të jenë rezultatet e këtyre konsultimeve.

Këtë e ka thënë në Bruksel Ambasadori i Suedisë në BE, Lars Danielson, i cili personalisht ka nisur këto konsultime në cilësinë e kryesuesit të radhës së BE-së.

Danielson e ka thënë këtë në një takim me gazetarët e akredituar në Bruksel të cilëve u ka shpalosur prioritetet që Suedia do t’i ketë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.

“Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si do të vendosim rreth kësaj kërkese. Kemi pesë vende që nuk e njohin Kosovën dhe është e natyrshme që me to konsultohem së pari. Me disa tashmë jam takuar dhe po vazhdojmë takimet”- ka thënë ai.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Përfaqësuesi i përhershëm i Suedisë në BE ka thënë se vendimi se si të veprohet me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE është procedural, por edhe politik.

“Është një vendim procedural, por ka një rëndësi të madhe politike. Nuk dua t’i paragjykoj rezultatet e konsultimeve, por sapo të shoh se po ndërtohet konsensusi mes vendeve anëtare se si të veprohet do të njoftoj vendet anëtare. Kemi dy alternativa: T’ia bartim Komisionit apo të mos ia bartim Komisionit. Por po punojmë me shumë vullnet në këtë dosje”- ka thënë ambasadori, Lars Danielson.

Sipas procedurave në BE pasi një shtet aplikon për anëtarësim, Këshilli kërkon nga komisioni Evropian që të përpilojë mendimin se a i përmbush apo jo aplikuesi kushtet për status kandidati dhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Kosova kishte dorëzuar kërkesën formale për anëtarësim në BE më 15 dhjetorë.

Presidenca e atëhershme Çeke nuk ka pasur kohë të shqyrtoj atë kërkesë, por vetëm i ka njoftuar vendet anëtare për dorëzimin e saj. Tani atë dosje në duar e ka presidenca suedeze, e cila po konsultohet se si të vendosë.

Pas Suedisë, presidencën e radhës së BE-së e ka Spanja, një vend anëtar i cili nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *