Lajme

Presidenca e Kosovës reagon ndaj deklaratës së Lavrov: “Ballkani i Hapur” po shihet si instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia

Presidenca e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili deklaroi se Rusia e mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, e cila është nismë e Beogradit.

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një postim në Twitter ka thënë se Lavrov e sheh nismën e “Ballkanit të Hapur” si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia.

“Ministri i Jashtëm i Rusisë, Lavrov konfirmon hapur lidhjen në mes synimeve hegjemoniste të Rusisë në Ukrainë dhe synimeve hegjemoniste të Serbisë ndaj Kosovës. Për më tepër, Lavrov e sheh nismën e Ballkanit të Hapur si një instrument për promovimin e hegjemonisë rajonale nga Rusia dhe Serbia dhe për të prishur integrimin në BE dhe NATO”, ka shkruar Vela.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Abazi tha se meqenëse Lavrov e mbështetë “Ballkanin e Hapur”, ndërkohë që shkatërron Ukrainën, a do të thotë kjo se kushdo që mbështet këtë nismë e mbështetë po ashtu edhe shkatërrimin e Ukrainës.

Ndryshe Lavrov u shpreh se “udhëheqësit e Brukselit nuk donin të konfirmonin qëndrimin e Rusisë për Kosovën dhe BeH, për të shprehur mbështetjen për nismën e Beogradit për Ballkanin e Hapur dhe për të diskutuar interesat për përmirësimin e marrëdhënieve midis vendeve të rajonit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *