Bota

Presidenca e BE i kalon Francës, prioritet Ballkani Perëndimor

Ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean Yves Le Drian dhe homologu i tij slloven Anže Logar u takuan të enjten në Paris, me rastin e dorëzimit të presidencës së Këshillit të BE-së.

“Presidenca jonë do të ketë një moto të trefishtë sovraniteti: rimëkëmbje, pushtet dhe përkatësi. Ajo konsiston në përgatitjen për t’u përballur me pandemitë e ardhshme, rimëkëmbjen e industrisë sonë, mbrojtjen e rendit dhe ligjit dhe forcimi i mbrojtjes”, u shpreh Jean Yves Le Drian

Lexo më shumë  Marrëveshje rreth 800 milionë euro, Ukraina zgjeron bashkëpunimin ushtarak me Evropën

Ndërsa ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anže Logar tha se nuk është rastësi që Franca do të vazhdojë punën ambicioze të nisur nga Sllovenia, pasi këtu dy vende kanë bashkëpunuar gjatë kësaj periudhe.

“Homologu im më prezantoi prioritetet e Francës gjatë presidencës së saj të Këshillit të BE-së, të cilat janë ambicioze dhe në shumë aspekte përfaqësojnë vazhdimin e punës së nisur gjatë presidencës sonë. Kjo nuk është rastësi, sepse ne kemi punuar së bashku gjatë kësaj periudhe”, tha Anže Logar.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thotë se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s kundër Rusisë mund të kushtojë mbi një trilion euro

Dy ministrat Logar dhe Le Drian ranë dakord mes të tjerash për vijimin e procesit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, që sipas tyre përbën një stimul të rëndësishëm që vendet kandidate të implementojnë reformat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *