BallinaLajme

“Pres presidentin”, Milva Ekonomi flet për herë të parë si ministre e Bujqësisë

Milva Ekonomi, e cila ditën e djeshme u emërua ministre e Bujqësisë, në vend të Bledi Çuçit ka dhënë dhe prononcimin e parë për mediat.

Ekonomi e ka cilësuar këtë si një përgjegjësi të madhe, ndërkohë që në lidhje me dekretimin e saj nga presidenti, ka thënë se ajo pret vendimin e tij.

Ekonomi: Është përgjegjësi e madhe, ndaj më duhet bashkëpunim, të më kuptojnë, më duhet të përcillni dhe ju mesazh.

Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me BE-në dhe ne sapo kemi filluar një reformë dhe mbështetje për të gjithë fermerët për uljet të gjitha barrierave fiskale dhe proceduriale për naftën.

Mendoni se presidenti do iu krijojë probleme?

Ekonomi: Kjo është detyrë e presidentit unë pres.

Milva Ekonomi do të zëvendësojë Bledi Çuçin në  postin e ministres së Bujqësisë, pasi ky i fundit u emërua nga kryeministri Rama ditën e djeshme ministër i Brendshëm.

YouTube player