Bota

Predha dhe dallgë që ngrihen, betejë anijesh në Odessa, ukrainasit shkatërrojnë mjetin lundrues të rusëve (VIDEO)

Marina ukrainase dhe ajo ruse janë duke zhvilluar beteja të ashpra pranë qytetit të Odesës. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet dhe pretendojnë se ushtria ukrainase ka rrëzuar një anije ushtarake lufte.

Në pamje shihet se si dy anijet hedhin predha ndaj njëra-tjetrës. Rusët, kanë tentuar prej ditësh marrjen e qytetit të Odesës, në të cilën ndodhet një nga portet kryesore të Evropë.

Po ashtu, në planet e ushtrisë së Putinit është edhe qyteti Mariupol, që për ta përbën një pikë të mirë strategjike për luftën. Të dielën, rusët i bënë ultimatum ushtarëve në Mariupol dhe qytetarëve që të dorëzohen pa rezistencë, ndërsa këtë të hënë kanë paralajmëruar sulme të reja në qytetin që s’i ka shpëtuar bombardimeve që prej fillimit të luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *