KryesoreLajme

Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë

Kryetari i sapozgjedhur i Fushë-Kosovës, Visar Prebreza, është betuar sot para Kuvendit Komunal, duke marrë zyrtarisht mandatin e tij në krye të komunës.

Në një postim drejtuar qytetarëve, Prebreza u shpreh se pozita e re e obligon të shërbejë çdo banori, pa dallim, duke theksuar se do të punojë me transparencë, ndershmëri dhe përkushtim.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutojnë për reformat dhe sundimin e ligjit

“Detyra zyrtare më obligon që t’i shërbej secilit qytetar pa asnjë dallim. Unë zotohem se do të punoj me transparencë, ndershmëri, përkushtim dhe do të jem pranë të gjithëve,” ka deklaruar ai.

Kryetari i ri ka falënderuar qytetarët për besimin dhe mbështetjen, duke premtuar se bashkë do të realizohen shumë projekte.

“Faleminderit për besimin tuaj, për mbështetjen dhe së bashku do të bëjmë shumë punë,” ka shtuar Prebreza.

Lexo më shumë  Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen tarifave të roamingut
YouTube player