Lajme

Prapaskena e arrestimit/ Si i koordinuan me njëri tjetrin deklaratat Rama dhe Veliaj

Qëndrimi i mbajtur sot nga Edi Rama në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në Facebook, ishte i rakoorduar më së miri me qëndrimin e mbajtur nga qelia, pas arrestimit të Erion Veliajt. Madje ka ekspertë të dekriptimit të stilit të cilët pretendojnë se teksti i kryebashkiakut nuk ishte shkruar në dhomat e izolimit të burgut 302, por në zyrën e kryeministrisë. Ata vënë re elementë të përbashkët që Rama i ka përdorur në të shkuarën, sa herë ka qenë në vështirësi, si luajtj me ndjeshmërinë për djalin apo për dhimbjen e nënës. Ata nënvizojnë fjali të përbëra që një njeri me fjalor minimal dhe me gjuhë të kufizuar nuk mund ti formojë dot.

Por letra e pretenduar nga burgu e Veliajt dje dhe mesazhi në rrjetet Meta i kryeministrit sot, ngjajnë më shumë sesa nga këto detaje. Ato kanë kollona qëndrimesh të përbashkëta.

Së pari për ndryshimin e qëndrimit ndaj SPAK-ut. Ato unifikohen në vendimin për ti dhënë fund heshtjes dhe komentimit të vendimeve të drejtësisë.

Veliaj thoshte: “Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia”.

Rama i mbante ison: “E konsideroj të mbyllur fazën e 5 vjetëve “no koment”. Duhet të ndërtojmë një pozicion konstruktiv, të bëjmë sa më shumë të jemi në gjendje një kritikë konstruktive për gjërat që nuk qëndrojnë, por duke mbështetur pa asnjë rezervë në vijimësi luftën për drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi ai duke argumentuar se ky institucion, deri më sot i gjendur mes adhuruesve dhe atyre që e linçojnë në mënyrë të shfrenuar ka nevojë për një kritikë konstruktive.

Pra, arrestimi i kryebashkiakut ndryshoi katërcipërisht qëndrimin e rilindjes ndaj SPAK.

Së dyti, edhe njëri edhe tjetri vërejnë një fakt që e konsiderojnë skandaloz, atë se përpos Erionit gjykata vendosi arrest në shtëpi edhe për Ajolën.

Lexo më shumë  Ajola Xoxa që sot është në arrest shtëpiak, gruaja e Erion Veliajt që sot është në arrest me burg, paska harxhuar 220 mijë euro në vit. Fiks aq sa kushton sot një apartament i ri në Tiranë

Veliaj thoshte: “Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason”.

Rama i mbante ison: “Gjykatësi ka arritur në pikën që edhe nënën e një fëmijë 6 vjeç ta dënojmë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar atje (në burg-shënim i Lapsi.al). Pyetja është jo vetëm kush e çon dhe e merr këtë fëmijë nga shkolla po kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë”.

Së treti, një tjetër element i përbashkët është vënia e theksit tek burgosja pa gjyq, ndonëse kryebashkiaku e thotë këtë sikur qan hallin e zgjedhjeve të ardhshme ndërsa kryeministri që do të lërë përshtypjen se askush nuk është i domosdoshëm për to sikur ka happin e Tiranës.

Veliaj thoshte: “Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve”.

Rama i mban ison: “…gjykatësi ka firmosur ti’a heqë kokën nga shpatullat bashkisë së Tiranës. Duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë pa gjyq. Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Shumë të çuditshëm…”.

Përpos këtyre tre kollonave që dëshmojnë për një qëndrim të rakorduar nga qelia në kryeministri, nëse si ka shkruar të dyja e njëjta dorë, ka edhe shumë përkime të tjera, kur njëri thotë së “çfarë nuk ka parë sytë nën çatinë e SPAK” ku një prokuror lunatik “nuk la dëshmitar pa shantazhuar” ndërsa tjetri e plotëson duke qenë se këta të shantazhuar ishin artisë të punë të vet. Po ashtu as njëri dhe as tjetri nuk merren me thelbin e akuzave, me llogaritë bankare, shpenzimet marramendëse dhe transaksionet e gjetura, por vetëm me anën formale të procesit të sapo nisur.

Pra, mjaftojë vetëm pak reshta të shkruar dhe fjalë të artikuluara për të kuptuar se Rama dhe veliaj janë një. Ata kanë qenë të tillë që prej prillit të 2024, kur pasi plasi skandali 5D dhe u arrestuan drejtorët e bashkisë “Lali” u justifikua se edhe kryeministrit i kishin ngrënë vartësit dardha dhe mollë pa e ditur. Rama e konfirmoi edhe njëherë duke thënë se “Bashkohem fjalë e presje me qëndrimin e Erionit”. Kjo u konfirmua edhe javët e fundit kur shefi i qeverisë i shtoi daljet publike me kryebashkiakun duke deklaruar sese “Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”.

Lexo më shumë  Mbi 84 mijë vota nga diaspora

Pra nuk ka më asnjë dilemë se Rama ka vendosur ta marrë në mbrojtje së paku publikisht Veliajn, qoftë edhe më çmimin e ndryshimit të politikave ndaj SPAK-ut. Pyetja është se përse po e bën këtë. Ndryshe nga sa thotë vetë se Tiranës i duhet kryetari, apo nga sa thotë veliaj se ai është i vlefshëm në zgjedhje, këto janë broçkulla. Lepuri fle diku tjetër. Gjatë kohës që Veliaj po lëngonte para arrestimit ai i ka thënë shumë socialistëve dhe të njohurve se ai po goditej me sponsorizim nga Belinda Balluku. Mediat pranë tij ngritën dilemën se faktet në SPAK mund të dilinin vetëm nga institucione si Albkontrolli që kontrollohet nga zv/kryeministrja. Atëhere pyetja që lindi qe: Bela po e sulmon Lalin pa leje dhe me kokë të saj, apo ajo ka mërrë urdhër për ta bërë këtë? Versioni i dytë shpinte direkt e tek Rama. Dhe ky i fundit po bën çështë e mundur që nga qelia ku ndodhet Veliaj mos ketë asnjë dyshim për këtë. Jo se merakoset për luftën shpirtërore të ish delfinit të tij, por se i trembet një hakmarrjeje të mundshme. Dhe ajo të cilës Rama i frikësohet më shumë, është përsëritja e një Arben Ahmetaj Bis. E një tjetër të penduari, që ndihet i tradhëtuar e fillon e llap për të fshehtat e kupolës. Prandaj mbrojtja që Rama po i bën Veliajt edhe me koston e kritikave ndaj SPAK është për të bindur Veliajn se “i gjati nuk të shtet”./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player