“Pranverë e hershme” në Shqipëri. Shkoni parashikimin e motit për javën që po vjen
Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kanë publikuar të dhënat për kushtet meteorologjike në javën që presim përpara.
Sipas tyre, Shqipëria do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrushme atmosferike falë masave ajrore me origjinë perëndimore.
E vecanta e kësaj jave do të jetë rritja e temperaturave në vlerat e mesditës; vlera të cila do ti ngjasojnë shumë atyre të pranverës, thonë ekspertët e SHMU.
Në këtë mënyrë për të gjitha ditët e javës moti parashikohet kryesisht me diell, por nuk do të mungojnë alternimet e herëpas-hershme të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura por kalimtare.
Rruga Press