Bota

“Pranvera po vjen”, çka po paralajmëron ushtria ukrainase me një video virale

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video në llogarinë zyrtare në Twitter ku ndërthuren momente të luftëtarëve ukrainas të cilët po luftojnë për mbrojtjen e vendit të tyre.

“Pse luftojmë akoma? Kjo është pjesa e parë e përgjigjes sonë. Pjesën e dytë do ta shihni në javët në vijim”, thuhet në mbishkrimin e videos që ministria e publikoi.

Krahas kësaj, ajo gjë bie në sy është hashtagu që ministria vendosi në postim ku thuhet se pranvera po vjen, gjë që si duket po paralajmërojnë diçka për javët në vazhdim.

Në anën tjetër, ndihmësi kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë në një intervistë të publikuar të premten se Forcat e Armatosura të Ukrainës (AFU) po përgatiten për një kundërofensivë që do të fillojë pas rreth dy muajsh.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të zyrës presidenciale, dha afatin kohor të vlerësuar gjatë një interviste me gazetën italiane La Stampa.

Ai shtoi se ushtria e Ukrainës së pari do të përqendrohet në përpjekjen për të mbajtur kontrollin e qytetit Bakhmut.

Bakhmut ka qenë vendi i luftimeve intensive për disa muaj dhe një vlerësim i fundit nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) tha se forcat e presidentit rus Vladimir Putin mund të jenë aktualisht shumë të varfëruara nga luftimet në atë qytet dhe zona të tjera për të nisur një ofensivë e madhe.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Ndërkohë, ISW, një institut kërkimor me bazë në SHBA, shkroi se Ukraina “ka të ngjarë të kryejë një tërheqje të kufizuar taktike në Bakhmut” pjesërisht për të forcuar forcat e saj për një kundërofensivë të ardhshme.

“Ne nuk jemi me nxitim, do të riorganizohemi gjatë dy muajve të ardhshëm. Ne do të lodhim rusët në Bakhmut dhe më pas do të fokusohemi diku tjetër”, citohet të ketë thënë Podolyak për La Stampa, sipas një përkthimi të siguruar nga Kyiv Post.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *