Bota

PRAG lufte/ Fëmijët ukrainas mësohen se si të përdorin armën

UKRAINË– Në Ukrainë, fëmijëve po iu mësohet se si të përdorin armët, në rast se nis lufta me Rusinë.

Në foto shihen oficerët e policisë ukrainase duke iu dhënë instruksione fëmijëve rreth eksplozivëve ndërsa shqetësimet janë rritur për një pushtim të mundshëm ushtarak rus. Fotot janë bërë në kryeqytetin e vendit, Kiev, gjatë një mësimi të sigurisë civile të organizuar nga policia.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Tensionet janë rritur në javët e fundit, pasi SHBA dhe aleatët e saj në NATO shprehën shqetësimin se një grumbullim prej më shumë se 125 mijë trupash ruse pranë Ukrainës sinjalizoi se Moska planifikonte të pushtonte fqinjin e saj ish-sovjetik. Rusia po mohon se planifikon ta bëjë këtë dhe ka paraqitur një sërë kërkesash që pretendon se do të përmirësojnë sigurinë në Evropë. Presidenti amerikan, Joe Biden ka paralajmëruar se gjatë gjysmës së muajit shkurt pritet që Rusia të pushtojë Ukrainën.

Lexo më shumë  Operatorët ukrainas të dronëve kamikaz godasin istikamet ruse – pamje nga vija e parë e frontit

Rruga Press

YouTube player