PPP në shëndetësi, KLSH konstaton kosto në buxhet për shërbime të pakryera
Vijon problematika e koncesioneve në shëndetësi. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton shkelje të shumta në auditin e kryer tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për periudhën 2019-2020.
Shteti ka marrë kosto shtesë për shkak të pagesës së shërbimeve që në fakt nuk janë kryer dhe shpenzimeve të pa ndodhura për kontrollin bazë CHECK-UP dhe trajtimin e këtij shërbimi me TVSH.
Edhe tek koncesioni i sterilizimit te mjeteve kirurgjikale dhe furnizim me materiale mjekësore sterile, shpenzimet vazhdojnë të jenë jashtë parashikimit të kontratës.
Kontrolli i Larte i shtetit konstaton gjithashtu se në kontratën koncesionare “Për ofrimin e hemodializës” në 5 rajone të vendit ka mospërputhje midis realizimit të shërbimit dhe likuidimit të tij.
Sipas KLSH edhe në këtë rast vijohet të paguhen kosto për shërbim të pakryer dhe shpenzime të pa ndodhura.
Rruga Press