Pothuajse 90% e ukrainasve besojnë se Rusia do ta humbasë luftën
Sipas sondazheve, 88% e ukrainasve besojnë se Ukraina do të jetë në gjendje të zmbrapsë sulmin e Rusisë.
Vetëm 10% nuk kanë një besim të tillë. Besimi në fitore mbizotëron në të gjitha rajonet e vendit.
Ndërkohë, 80% e të anketuarve thanë se janë të gatshëm të mbrojnë integritetin e Ukrainës.
Krahasuar me kohët e paraluftës, kjo shifër është rritur ndjeshëm (në vitin 2020 ishte 59%).
Niveli më i lartë i gatishmërisë vërehet në Perëndim dhe në Qendër, dhe një nivel pak më i ulët i gatishmërisë në Jug dhe Lindje.
Edhe në rajonet juglindore ekziston një nivel jashtëzakonisht i lartë i gatishmërisë për të luftuar për atdheun e tyre (në Jug – pothuajse 80%, në Lindje – pothuajse 60%). Për sa i përket gjinisë, 90% e burrave dhe 70% e grave janë gati të luftojnë për Ukrainën me armë.
Rruga Press