Posta e Kosovës hap zyrat në Zubin Potok dhe Zveçan
Posta e Kosovës ka zgjeruar rrjetin e saj të shërbimeve në veri të vendit, duke hapur zyrat e reja postare në dy lokacione.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se Posta e Kosovës ka hapur zyrat postare në qendër të Zubin Potokut dhe të Zveçanit.
Së fundi institucione dhe biznese të ndryshme kanë hapur pikat e tyre në veri të vendit.
Rruga Press