Bota

Portieri që luftoi në Ukrainë kthehet në Itali

Ish-portieri i Serie C, Ivan Luca Vavassori, që luftoi për disa javë me ushtrinë e Ukrainës kundër Rusisë në Mariupol është kthyer në Itali.

Kishte raportime se Vavassori ishte vrarë gjatë luftimeve në fabrikën e çelikut në Mariupol, por babai i tij zbuloi se ai ishte shtruar në spital pas plagëve të shumta. Prokurori i Milanos ka hapur një hetim mbi misionin e tij në Ukrainë.

Vavassori tani ka dalë nga spitali dhe është kthyer në shtëpi.

Lexo më shumë  Pse është kaq e rëndësishme Ngushtica e Hormuzit?

“Kam luftuar për një kohë të mjaftueshme, por tani është koha t’i rikthehem jetës sime”, ka shkruar ish-portieri që u lind në Rusi në vitin 1992.

Ai u birësua nga familja Vavassori në Itali.

“Kam lënë shumë gjëra pas. Tani më duhet t’i kthehem normalitetit. E kam zemrën plot gëzim, duke e ditur se bëra gjithçka që munda”, është shprehur ai.

Lexo më shumë  Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dakordohet për lirimin më të madh të rezervave të naftës në historinë e saj

Në vitin 2015, Vavassori ishte titullar kundër Milanit në ndeshjen debutuese të portierit Gigio Donnarummas. Atëbotë, ai mbronte për Pro Patrian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *