Lajme

Porti i Durrësit kalon në pronësi të kompanisë arabe

Porti i Durrësit ka kaluar tërësisht në pronësi të kompanisë Durrës Yacht&Marina.

Në datën 21 korrik, Këshilli i Ministrave ka vendosur që të transferojë në emër të kompanisë që do të ndërtojë portin turistik në këtë qytet të gjithë strukturën dhe infrastrukturën e Portit.

Vendimi i jep investitorit 5.4 hektarë ndërtesa të portit, duke i hapur rrugë nisjes së konstruksionit të marinës turistike.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Në dhjetor të vitit të shkuar qeveria kaloi të 80 hektarë truall në pronësi të kompanisë “Symphony Real Estate Development”, firmë e regjistruar në ishujt Kajman, me kapital të deklaruar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Plani i qeverisë është që porti i mallrave të qytetit të transferohet në zonën e Porto Romanos, ndërtim i cili pritet të nisë pas përfundimit të projektit për strukturën e portit të ri.

Lexo më shumë  Muja i përgjigjet Bajramit: Nën autoritetin e saj janë nënshkruar 15 tenderë njëburimor, u avulluan edhe 529 mijë euro

Projekti për marinën turistike të Durrësit do të kapë një vlerë investimi 2 miliardë dollarë dhe do të përfshijë ndërtimin e marinës turistike, ambienteve të banimit dhe do të mbajë terminalin e udhëtimeve të pasagjerëve.

Në dhjetor të vitit të shkuar Komiteti i Investimeve Strategjike i dha kompanisë statusin e investitorit strategjik, vendim i cili lejon dhurimin e tokës shtet në mbështetje të projektit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *