Opinion/Aktualitet

Porti i Durresit është skemë piramidale

Shkruan Ervin Goci

Perveçse afere, sulm ndaj nje pasurie dhe aseti strategjik, skema e gllaberimit te Portit te Durresit eshte skeme piramidale qe gllaberon pasurite me te rendesishme te Shqiperise.

Me se pari nje pasuri qe e kemi, qe eshte aksesi dhe logjistika e pakrahasueshme dhe e pakonkurueshme me ndonje vend ne rajon, e nxjerrim ne ankand si kale te ngordhur duke transferuar nje pasuri te sigurt te nje pusete vrime e zeze qe do ta gllaberoje.

Nga infrastrukture, e cila mundeson aktivitetin ekonomik, konvertohet ne truall ndertimi, a thua se aty ka qene toke e djerre dhe nuk ka patur asgje.

Pasuria e pavleresueshme e Portit – sepse nuk eshte e mundur te vleresohet – pra nga e pakufishme, behet e kufishme, dhe nga infrastrukture konvertohet ne kulla, nga rruge tregtare, kthehet ne nje lagje e rendomte urbane.

Pse eshte skeme piramidale?

Sepse ia merr paret popullit, njelloj si firmat piramidale, duke i marre nje toke me vlere 3 miliard euro, dhe duke i premtuar popullit qe do ia ktheje me ane te ruletes te xhirimit te parase ne kazinon e madhe qe po ndertohet. Nje gje te tanishme, te sigurt, hidhet ne mjegullen e se ardhmes, me kismet..si te ecin te korrat. Si dikur, na i merrnin paret, nderkohe qe shuma me probabilitet kthehej pas 3 muajsh e trefishuar..si premtim, si bast, kurrsesi si garanci.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Pasuria publike e gjitha gllaberohet nga hinka e interesave private, te cilet tani qe flasim nuk e dine se kush do jene, pra dhe po i ndoqem nga mbrapa, nuk i gjejme dot, sepse dorovitesit nuk kane asnje kufi se si transaksionojne me njeri-tjetrin.

Çfare ndodhi me Piramidat? Kujtoni? Apo lesht? U kapen dy kuaj te coft, dhe parate u zhduken.

Skemat piramidale e gllaberojne pasurine si pirg dhe e fshijne me fshese korrenti, duke mos lene asgje kolateral, perveç besimit te njerezve qe bamiresi do sjelle mbaresi.

Ne Durres mund te fillojne qe tani te bejne be qe tani per profetin Muhamed, por jo per ate te vertetin, po per Alabbarin qe eshte thjesht burre pak me i pashem se Rrapush Xhaferri.

Dikur na merrnin parate dhe na i çonin te llogarite e fajdeve, tani na i marrin keta fajdexhinjte moderne dhe na i murosin, qe dhe te shqyejme syte duke i pare.

Porti ka nje gje, nuk zhvleresohet kurre, ndersa apartamenti, sado vlere qe te kete, asnje nuk e di se çfare do te ndodhe pas 10-15 vitesh..nje krize, e çon te tezga per dy lek.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Te gjithe pasurite e shqiptareve nga te qena, po kthehen ne probabilitet, dhe jo vetem pasurite publike por dhe pasurite private.

Pasuria publike eshte garantja e pasurive private, a mund te kete ekonomi pa porte, pa aeroporte publike, pa rruge, pa ura lidhese?

Sigurisht qe ka! Por kushton sa frengu pulen, e blejne ata qe kane, te tjeret ia kalerojne gomones.

Imagjinoni qe te sakrifikuarit per pavaresi te ishin gjalle – çfare do t’ju shihnin syte!

Protesta e 6 Dhjetorit, nese dikush kerkon t’i jape kuptim, do duhet ta kete fokusin ketu.

Nese qytetaret ftohen, ftohen per t’ju kundervene kesaj gjeme, te dalesh per nje vendim gjykate, eshte tallje spektakolare..

Ftesa duhet te jete parimore dhe e hapur, te ftohen te gjithe pa dallim, me nje kumt.

Nese ka nje mesazh per Europen data 6 Dhjetor, ne fakt mesazhi eshte i thjeshte :

Europes po i mbyllet nje dere, nje porte hyrese, nje nyje strategjike, dhe ne mund te katandisemi ne gardh ku ndan qyteterimi nga pocaqia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *