Sport

Porta bëhet çështje, Lazio në dilemë, Strakosha kërkon postin e titullarit

Igli Tare duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë në lidhje me portën, një çështje që po kthehet në shqetësim.

Për momentin gjërat duken të prera, Reina titullar në Serie A ndërsa Strakosha titullar në Europa League, por ky është një status që gardiani kuqezi nuk e pranon lehtë, për më tepër që po tregon se është rikthyer në ditët e tij më të mira. Përjashto sfidën me Gallatasaria, Strakosha ka bërë mirë në Evropë, mbi të gjitha në dy përballjet me Marsejën.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Edhe vetë drejtuesit e klubit, Tare dhe Lotito, dëshirojnë që Strakosha të jetë titullar edhe në Serie A, ky do të ishte një sinjal i fortë që palët të negociojnë rinovimin e kontratës për të mos e humbur falas në fund të sezonit.

Reina po shkon rreth të 40-tave, nuk jep garanci për të ardhmen, por as në këtë sezon nuk ka shifra brilante, përkundrazi: në 55 goditje që i kanë ardhur në kudrat ka pësuar 25 gola, afro një gol të pësuar në çdo dy goditje. Për këtë arsye edhe vetë trajneri Sarri po bindet gjithnjë e më shumë për ti dhënë minuta Strakoshës edhe në Serie A, në një kohë që edhe vetë trajneri dëshiron të qëndrojë gjatë në kryeqytet.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *