Lajme

Porosia e eurodeputetëve: Nëse nuk e pranon marrëveshjen me Kosovën, Serbia do të jetë një Iran në Evropë

Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, që po qëndrojnë në Serbi, u kanë thënë kolegëve të tyre në Parlamentin serb se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse me Kosovën.

“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë ishull, por Irani në Evropë”, transmeton media serbe “N1”, duke cituar fjalët e një deputeti të Parlamentit Evropian.

Lexo më shumë  Der Standard: Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmon shtetin e së drejtës dhe Kushtetutën në vendin e tij

Sipas medias serbe, eurodeputetët thonë se presidentit të Serbisë në takimin me pesëshen ndërkombëtare më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilcik dhe Matjaz Nemec, po qëndron për vizitë në Serbi.

Lexo më shumë  Qosja: Prokurorët dhe Gjyqtarët e korruptuar kanë formuar një kartel dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre

Gjatë paradites kanë biseduar me deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *