Bota

Polonia vitin e ardhshëm do të shpenzojë shuma rekorde për mbrojtje

Projektbuxheti i Polonisë i propozuar për vitin 2025, përfshin një shpenzim rekord për mbrojtje në vlerë 187 miliardë zloty (43.55 miliardë euro), kanë thënë zyrtarët të mërkurën, transmeton agjencia “AP”. 

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka prezantuar pikat kryesore të buxhetit të vitit të ardhshëm. Vendi i tij kufizohet me Ukrainën që është përfshirë nga lufta dhe ka shqetësime të larta të sigurisë. Tusk e përshkroi projektbuxhetin si “bujar” dhe se mbështet rritjen ekonomike. 

Lexo më shumë  Trumpi e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

“Është një përpjekje e madhe, por nuk ka kthim prapa”, ka thënë Tusk në konferencë për media, duke iu referuar investimeve në sektorin e mbrojtjes. 

Ministri i Financave, Andrzej Domanski, tha se propozimi për shpenzimet për mbrojtje do të përbënte 4.7 për qind të bruto produktit vendor, krahasuar me 4.2 për qind sa i shpenzuan këtë vit.

Polonia me investimet e këtij viti u bë lidere në NATO dhe Bashkim Evropian sa i përket shpenzimeve për mbrojtje. 

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Propozimi aktual do të thyente rekordin e mëparshëm të mbrojtjes prej 159 miliardë zloty (37 miliardë euro).

Rruga Press

YouTube player