Bota

Polonia po përpiqet të ndërtojë koalicion mes shteteve për dërgimin e tankeve gjermane në Ukrainë

Qeveria polake do të dërgojë tanke luftarake “Leopard 2” në Ukrainë nëse ajo arrin të ndërtojë “të paktën një koalicion të vogël shtetesh”, të cilat do të bëjnë të njëjtën gjë, ka thënë kryeministri Mateusz Morawiecki.

Nëse ai “kusht” plotësohet, Polonia do të ishte e gatshme të transferonte tanket e prodhimit gjerman me ose pa miratimin e Berlinit, u tha Morawiecki gazetarëve. Çdo transferim i tankeve “Leopard 2” zakonisht kërkon leje nga Gjermania, shkruan CNN.

Lexo më shumë  BE-ja ndihmon Ukrainën me 18.1 miliardë euro – para nga fitimet e aseteve të ngrira ruse

“Ne do të aplikojmë për një pëlqim të tillë, por kjo është një temë dytësore”, tha ai.

“Edhe nëse nuk e marrim këtë pëlqim në fund, si pjesë e një koalicioni të vogël, edhe nëse gjermanët nuk do të jenë në këtë koalicion – ne përsëri do t’i dorëzojmë tanket tona, së bashku me të tjerët, në Ukrainë”, ka shtuar ai.

“Kushti për ne për momentin është të ndërtojmë të paktën një koalicion të vogël shtetesh dhe për këtë çështje, po kontaktojmë me partnerët tanë në Evropën Perëndimore”.

Thirrjet e përsëritura të Ukrainës për më shumë tanke kanë qenë objekt i bisedimeve diplomatike të nivelit të lartë në javët e fundit dhe Gjermania deri më tani i ka rezistuar presionit në rritje për të autorizuar një transferim tankesh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *