Bota

Polonia planifikon dërgimin e rreth 10.000 ushtarëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia është duke planifikuar që të dërgojë rreth 10.000 ushtarë shtesë në kufi me Bjellorusinë, për ta mbështetur Gardën Kufitare, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak.

“Rreth 10.000 ushtarë do të jenë në kufi, prej të cilëve 4.000 do ta mbështesin Gardën Kufitare dhe 6.000 do të jenë rezervë”, ka thënë ministri në një intervistë për radion publike.

“Ne do ta afrojmë ushtrinë më afër kufirit me Bjellorusinë për ta dëbuar agresorin, ashtu që të mos guxojë të na sulmojë”, ka thënë Blaszczaku.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Zëvendësministri i Brendshëm, Maciej Wasik, ka thënë të mërkurën se Polonia do t’i dërgojë 2.000 trupa shtesë në kufi me Bjellorusinë.

Polonia është e shqetësuar për kufirin e saj, prej kur qindra pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, kanë arritur në Bjellorusi muajin e kaluar, me ftesë të liderit të shtetit, Alexander Lukashenko. Bjellorusia është duke i vazhduar stërvitjet ushtarake afër kufirit këtë javë, derisa presidenti Lukashenko ka thënë disa herë se po frenon pjesëtarë e Wagner-it që po synojnë sulm ndaj Polonisë.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

Polonia është përballur së fundi edhe më rritje të numrit të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Shefi i Gardës Kufitare të Polonisë, Tomasz Praga, ka thënë më herët gjatë javës se 19.000 persona kanë tentuar të kalojnë kufirin polako-bjellorus këtë vit, për dallim prej 16.000 personave, sa janë regjistruar vitin e kaluar. /rel

Rruga Press

YouTube player