Bota

Polonia nuk ”duron” më, i thotë Hungarisë të bashkohet në një union me Putinin

Një përplasje diplomatike ka shpërthyer midis Polonisë dhe Hungarisë që nxjerr në pah tensionet e thella brenda Evropës mbi mënyrën se “si të merret me Rusinë”, ndërsa ajo vazhdon pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

Polonia, si Gjermania, Franca dhe shumica e vendeve të tjera evropiane, është një aleat i vendosur i Ukrainës, ndërsa kryeministri populist i Hungarisë Viktor Orbán konsiderohet gjerësisht se ka marrëdhëniet “më të ngrohta” me Kremlinin midis liderëve të BE-së.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Dhe qeveria polake ka qenë hapur kritike ndaj Hungarisë për qëndrimin e saj, me përplasjet e tyre duke arritur një pikë të re kur Orbán sulmoi Poloninë në fundjavë.

“Polakët po ndjekin politikën më hipokrite në të gjithë Evropën”, tha kryeministri. “Ata po na ligjërojnë moralisht, po na kritikojnë për marrëdhëniet tona ekonomike me Rusinë dhe në të njëjtën kohë po bëjnë biznes me rusët…”.

E Polonia u shpejtua të reagojë: “Ne nuk bëjmë biznes me Rusinë, ndryshe nga kryeministri Orbán…”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Wladysław Teofil Bartoszewski.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Bartoszewski shtoi se Orbán duhet të largohet nga organizatat ndërkombëtare perëndimore dhe në vend të kësaj “të bashkohet me [presidentin rus] Putin” dhe shtete të tjera autoritare.

Komentet e tij u raportuan nga agjencia shtetërore polake e lajmeve PAP dhe erdhën pasi Orbán udhëtoi në Moskë për t’u takuar me Putinin në fillim të korrikut, në një lëvizje që nxiti zemërim në Bruksel dhe u pa nga disa si provë e prirjeve të tij pro-ruse.

YouTube player