Bota

Polonia e shtetet e Baltikut thirrin konsultimet bazuar në nenin 4 të NATO-s

Shtetet anëtare të NATO-s, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania, kanë iniciuar konsultimet bazuar në nenin 4 të NATO-s, për shkaqe sigurie.

Konsultimet do të zhvillohen brenda aleancës, raporton CNN.

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga Rusia paraqet rrezik për gjithë Evropën.

“Agresioni i Rusisë është rrezik për gjithë botën dhe për gjithë shtetet e nATO-s dhe konsultimet e NATo-s në forcim të sigurisë së aleatëve duhet të iniciohen për të implementuar masa shtesë për të siguruar mbrojtjen e aleatëve të NATO-s. Reagimi më efikas ndaj agresionit të Rusisë është uniteti”, ka thënë Kallas.

Lexo më shumë  Përndjekja e grave në Afganistan, kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale kërkon fletarrestime për udhëheqësit talibanë

Sipas nenit 4 të Marrëveshjes së NATO-s, thuhet se palët do të konsultohen së bashku sa herë që e vlerësojnë se integriteti territorial, pavarësia politike apo siguria e ndonjë aleati po rrezikohet.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka filluar sot sulmet ndaj Ukrainës. Ai kërcënoi SHBA-në dhe NATO-n me pasoja nëse ndërhyjnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *