Bota

Polonia do të zvogëlojë importin e naftës ruse deri në fund të vitit

Polonia do të ndërmarrë hapa për të ulur importet e naftës ruse deri në fund të këtij viti, tha kryeministri i vendit Mateusz Morawiecki, shkruan Sky News.

Morawiecki tha në një konferencë shtypi se vendi, i cili ka reduktuar varësinë e tij nga nafta ruse në javët e fundit, do të heqë dorë nga burimet ruse të energjisë dhe do të ndalojë importet e qymyrit rus. Ai ndau gjithashtu planet e tij për të shkurtuar importet e gazit në maj dhe u bëri thirrje vendeve të tjera evropiane që të ndjekin shembullin.

Lexo më shumë  Fushata e re mobilizuese e Ukrainës përballë përparimeve ruse

Në fillim të këtij muaji, SHBA-ja, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia vendosën gjithashtu një ndalim për importet e naftës ruse pasi trupat e Kremlinit nisën pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *