Bota

Polonia “çmonton” rrjetin e spiunazhit rus në Poloni

Polonia ka akuzuar gjashtë shtetas të huaj për përgatitje të akteve të sabotimit dhe spiunazhit për Rusinë.

Ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski tha se gjashtë të huaj përtej kufirit lindor të Polonisë kishin kërkuar të ndërprisin frunizimet dhe ndihmat e dërguara për Ukrainën. Aktualisht prokurorët po përgatisin procedimin penal ndaj 3 personave të tjerë të arrestuar në këtë operacion.

Sipas ministrit të brendshëm, ky grup monitoronte linjat hekurudhore të cilat përfshijnë njohjen monitorimin dhe dokumentimin e transportit të armëve në Ukrainë. Gjithashtu ministri tha se “Të dyshuarit po përgatisnin gjithashtu aksione sabotuese që synonin paralizimin e furnizimit me pajisje, armë dhe ndihmë për Ukrainën”.

Lexo më shumë  Ukraina ka qenë fuqia e tretë bërthamore në botë, si hoqi dorë pas garancive të SHBA

Gjashtë nga të dyshuarit janë akuzuar për spiunazh për Rusinë dhe pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal, pasi ata u arrestuan si pjesë e një operacioni të kryer nga Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Polonisë.

Oficerët gjetën kamera, pajisje elektronike dhe transmetues GPS që do të montoheshin në transportin e ndihmave për në Ukrainë.

Grupi u ngarkua gjithashtu me kryerjen e aktiviteteve propagandistike për të prishur marrëdhëniet polake-ukrainase dhe për të nxitur qëndrime armiqësore ndaj Polonisë midis NATO-s, tha Kaminski.

Lexo më shumë  Anija kozmike SpaceX për programin e Marsit të Elon Musk, shpërthen dhe dështon për herë të dytë radhazi

Të mërkurën, stacioni radiofonik polak, RMF FM raportoi se disa kamera u gjetën pranë aeroportit të vogël rajonal Rzeszoë-Jasionka, i cili është shndërruar në një qendër logjistike ndërkombëtare që furnizon Ukrainën me furnizime ushtarake dhe humanitare.

Konflikti i spiunazhit mes Rusisë dhe Perëndimit është intensifikuar që nga lufta në Ukrainë. Polonia është një nga aleatët më të fortë të Ukrainës dhe forcat e saj të sigurisë kanë arrestuar disa persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë që nga pushtimi shkurtin e kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *