Bota

Polonia bëhet me 250 tanke të reja amerikane Abrams, arrihet marrëveshja me SHBA-të që kap shumën e 6 miliardë dollarëve

Polonia do të blejë 250 tanke amerikane të tipit Abrams, që është versioni më i ri i tyre – në kuadër të një marrëveshje të vlefshme prej rreth gjashtë miliardë dollarë, ka bërë të ditur të hënën ministri polak i Mbrojtjes, Mariush Blashqak.

“Polonia do të blejë 250 tanke Abrams. Natyrisht se është një përgjigje ndaj sfidave me të cilat po ballafaqohemi në rrafshin e sigurisë ndërkombëtare. Detyra jonë është t’i kundërpërgjigjemi agresorit. Të gjithë e dimë se ku gjendet ai agresor”, ka thënë Blashqak gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Vetëm gjatë ditës së djeshme ushtria ruse ka humbur 1110 ushtarë të tjerë në Ukrainë

Sikurse vendet tjera të Evropës Lindore, Poloninë po e brengosë çdo herë e më shumë prezenca ushtarake e Rusisë, e cila në vitin 2014 aneksoi Krimenë nga Ukraina.

Ministri polak precizoi që në pakon prej gjashtë miliardë dollarëve do të përfshihen edhe logjistika dhe trajnimet, mirëmbajtja dhe modernizimi i infrastrukturës si dhe municioni.

Sa i përket tankut amerikan Abrams, ministri shpjegoi se bëhet fjalë për tanket e blinduara të versionit M1A2 SEPv3.

Lexo më shumë  Vetëm gjatë ditës së djeshme ushtria ruse ka humbur 1110 ushtarë të tjerë në Ukrainë

Në anën tjetër, Pentagoni gjatë gushtit të vitit të kaluar ka konfirmuar dërgimin e një numri shtesë së ushtarëve në Poloni, ku do t’i bashkohen 4.500 ushtarëve tjerë amerikanë që ishin shpërndarë në kuadër të NATO-s nëpër Evropë.

Rruga Press

YouTube player