BotaKryesore

Polonia aktivizon “Portën e Hekurt”

Tensionet në lindje të Europës janë rritur ndjeshëm, pasi Polonia ka aktivizuar planin e saj ushtarak të koduar “Porta e Hekurt”, duke vendosur rreth 40 mijë trupa pranë kufirit me Bjellorusinë dhe rajonin rus të Kaliningradit. Ky vendim erdhi si përgjigje ndaj manovrave të përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, të njohura si Zapad 2025, të cilat po zhvillohen në territorin bjellorus, në Kaliningrad dhe në Detin e Barencit.

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

Lëvizja e Varshavës pason incidentin e fundit, ku disa dronë rusë u rrëzuan në hapësirën ajrore polake, një akt që qeveria polake e cilësoi si “shkelje të paprecedentë të sovranitetit”. Në paralel, edhe Rumania ka raportuar shfaqjen e një droni rus në zonën e Tulceas, pranë kufirit me Ukrainën, i cili më pas është zhdukur nga radarët.

Për të garantuar mbrojtjen e hapësirës ajrore, NATO ka vendosur avionë luftarakë në qiellin e Polonisë, gati për të reaguar në rast të një provokimi të ri. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, paralajmëroi se aleatët janë të vendosur të mbrojnë çdo centimetër të territorit të tyre, duke i bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, të ndalë shkeljet ndaj hapësirës ajrore të vendeve anëtare.

Lexo më shumë  Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

Nga ana tjetër, Kremlini përmes zëdhënësit Dmitri Peskov ka akuzuar NATO-n se “është në luftë kundër Rusisë” dhe se po e ndihmon Kievin me të gjitha mjetet.

Rruga Press

YouTube player