Bota

Poloni-Hungari njoftuan ndalimin e grurit nga Ukraina, reagon BE: Veprimet e njëanshme, të papranueshme

Komisioni Evropian ka hedhur poshtë vendimin e Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importimet të grurit të Ukrainës.

Të dyja vendet thanë se masat ishin të nevojshme për të mbrojtur sektorët e tyre bujqësor nga importet e lira.

Ndalimi vlen për drithërat, produktet e qumështit, sheqerin, frutat, perimet dhe mishin dhe do të jetë në fuqi deri në fund të qershorit.

Komisioni tha se nuk u takon shteteve anëtare individuale të bëjnë politikën tregtare, raporton bbc.

Ndërsa Komisioni ka thënë se lëvizjet e njëanshme nuk do të tolerohen, ai ende nuk ka specifikuar se çfarë masash do të marrë kundër Polonisë dhe Hungarisë.

Lexo më shumë  Deklarata e Trumpit për Iranin - Bien çmimet e naftës

“Në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së”, tha zëdhënësi i saj në një deklaratë.

Shumica e grurit ukrainas eksportohet nëpërmjet Detit të Zi, por pushtimi i Rusisë vitin e kaluar ndërpreu rrugët e eksportit dhe rezultoi në sasi të mëdha të drithërave që përfundonin në Evropën Qendrore.

Një marrëveshje me Rusinë, e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, i lejon Ukrainës të vazhdojë eksportet përmes detit – por Ukraina akuzon Rusinë për ngadalësimin e procesit me inspektime të stërzgjatura.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Polonia dhe Hungaria njoftuan masën të shtunën. Vendimi erdhi pas ankesave nga fermerët vendas, të cilët thanë se po dëmtoheshin nga drithërat më të lirë ukrainas që përmbytën tregjet e tyre.

Ndryshe, ministrat polak dhe ukrainas do të takohen të hënën për të diskutuar çështjen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *