Lajme

Politikani serb, Sanduloviq: Vuçiq pret urdhrin nga Putin për të filluar luftën në Kosovë

Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq, tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po pret urdhrin e presidentit rus, Vladimir Putin për të filluar luftën në Kosovë.

Ai tha se situata do të bëhet edhe më e rrezikshme, pasi kaosi i vërtetë pritet të fillojë në atë moment kur Vuçiq të forcojë pushtetin e tij me shumicë absolute pas 17 dhjetorit.

“Aleksandar Vuçiq tani po lufton për jetën e tij. Këto nuk janë më zgjedhje ku ai duhet të implementojë kombinimet e premtuara të ndyra me pastrimin e parave. Të mos flas tani për dërgesat e armëve që i kanë shkuar ISIS-it, ISIL-it, të mos flas për emigrantët nga Evropa që tani duhet të kthehen këtu, në rajonin tonë, fillimisht në Shqipëri, në Kosovë dhe në fund në Serbi. Të mos flas për të gjitha këto kombinime që ai duhet të implementojë. Vlera e kësaj është se ai blen kohën dhe po pret momentin kur Putini t’i thotë atij dhe Dodikut që ka ardhur koha dhe se duhet të hapet fronti këtu. Pra kjo është çështja. Prandaj tani e thotë me siguri se nuk do të ketë zgjedhje për 4 vjet. Të gjitha këto ju tregojnë e bëjnë të qartë sa larg ka shkuar kjo”, u shpreh Sanduloviq, për Euronews Albania.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Politikani serb shpjegoi gjithashtu arsyen se përse djali i Slobodan Millosheviqit, Marko Milosheviq është bashkuar me partinë e Daçiq për t’u futur tanimë në politikë.

“Kjo çfarë bën Ivica Daçiq me djalin e Slobodan Millosheviqit është pikërisht ajo që e kam thënë. Është një tregues se në çfarë drejtimi po shkon Serbia. Më besoni dhe po ia tërheq vërejtjen botës, Serbia është bërë më nacionaliste tani. Plot urrejtje, plot politikë luftënxitëse tani, njejtë si në kohën e Millosheviqit. Pra, kur e shikoni sistemin tani që është përpunuar dhe zgjeruar kaq shumë, mund të beni një krahasim me Millosheviqin. Keni për të parë çfarë do të ndodhë”, tha ai. /EuronewsAlbania/

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player