Opinion/Aktualitet

Politikanët shqiptarë janë të vetmit në botë që gjatësinë trupore e konsiderojnë epërsi intelektuale

Nga Shaban Murati

Identikit politik

-Orgazma e pushtetit si rregull i çmend diktatorët, të cilët me fishkjen e organeve përkatëse nga pleqëria, vetëlumturohen ose vetëçmenden me simulimin e saj thjesht duke parë një kolltuk.

Enigma historike e popujve të pazhvilluar është përse ata bien në orgazma subkoshiente thjesht duke parë orgazmën e simuluar të hijes së diktatorit. Mirë malësorët e Zvicrës së vitit 1300, sipas Shilerit në “Vilhelm Telin” e tij të famshëm, duhej të nderonin nga zori kësulën e varur në shtyllë të bajraktarit perandorak . Po këta të sotmit në shekullin 21 pse janë më keq se ata të shekullit trembëdhjetë dhe lumturohen kaq shumë duke iu falur me dalldi një kësule të vjetër të varur në majë të shtyllës?

Lexo më shumë  Një idiotizëm i ri politik: "grusht shteti" i qeverisë kundër opozitës

– Politikanët shqiptarë janë të vetmit në botë që gjatësinë trupore e konsiderojnë epërsi intelektuale. Urtësia largpamëse e popullit tonë e ka vizatuar prej kohësh profilin e politikanëve shtatgjatë të Shqipërisë me proverbin e vjetër “shtati pyll e mendja fyll”.

-Politikanët shqiptarë janë të vetmit në botë që reliefin gjeografik të katundit nga vijnë e paraqesin si argument politik, si meritë morale dhe si të drejtë historike për sundim.

-Politikanët shqiptarë janë të vetmit në botë që shesin dhe blejnë me para parti politike.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

-Politikanët shqiptarë janë të vetmit, që kur zgjedhin të hyjnë në një parti politike, nuk e lexojnë kurrë programin e saj, por shohin nëse bajraktari, që drejton partinë, është i fisit të vet, i katundit të vet, i krahinës së vet, i krushqisë së vet.

-Kush është ai kryeministër, i cili ministrat e partisë së tij i fut në burg, kurse ministrat e partisë kundërshtare i shpërblen me poste të larta financiare dhe diplomatike?

-Politikanët shqiptarë e duan shumë popullin dhe për hir të tij vjedhjen e popullit nga kod nderi, që e ka folklori, e bënë kod shtetëror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *