Opinion/Aktualitet

Politika planetare shqiptare

Nga Agim Morina

Grupi i Preshevës”, i vendosun përkohësisht në zyrat e “Grupit të Prishtinës”, po thotë që “Grupi i Tiranës” po don me na prishë me “Grupin e Uashingtonit” dhe po kërkon ndërhymjen e shërbimeve të sigurisë. Sidoqoftë “Grupi i Ulqinit” po hesht dhe veç po merr pozita në hierarkinë politike dhe akademike të Kosovës.

“Grupi i Tiranës”, – gjithnjë sipas “Grupit të Preshevës” – po vazhdon me shkru fjalime për deputetët me çmim të volitshëm, sidomos tash pas përcaktimit të koeficientit të pagave.

Lexo më shumë  Sado zgjedhje të bëhen, opozita, çdo opozitë, mund ta bllokojë shtetin, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve

“Grupi i Shkupit” po ban seri, sepse ende nuk ka vendosë cilit grup me u bashku, megjithëse e urren ma shumë se dreqin e zi “Grupin e Tetovës”.

“Grupi i Prizrenit” po vazhdon me mësu shqip, për me mujtë me u marrë vesh me grupet e tjera.

“Grupi i Podujevës” po përpiqet me u shkri në “Grupin e Prishtinës” për mos me u dukë shumë katundar, por pinjollët e pinjollëve nuk po tregojnë kurrfarë mirëkuptimi dhe as Këshilli i Sigurimit të OKB-së s’po arrin me gjetë zgjidhje.

Lexo më shumë  Beti Njuma: Ironi që shënojmë Ditën e Teatrit pasi lejuam shembjen e Teatrit Kombëtar

“Grupi i Shkodrës” nuk po ka kohë me u marrë me grupet e tjera sepse janë duke u vra mes vete. “Grupi i Vlorës” po pret nga “Grupi i Beratit” konfirmimin që “Grupi i Gjirokastrës” asht pajtu me u taku me “Grupin e Vlorës”.

“Grupi i Lazaratit” nuk ka asnjë problem me asnjë grup.

Mirë se erdhët në Grupet e Bashkueme Shqiptare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *